Rolfes: Milot Rashica është lojtar i Werder Bremenit dhe ai nuk është temë diskutimi

Futboll

Rolfes: Milot Rashica është lojtar i Werder Bremenit dhe ai nuk është temë diskutimi

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Rolfes: Milot Rashica është lojtar i Werder Bremenit dhe ai nuk është temë diskutimi

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit flet për transferimin e Milot Rashicës!

Milot Rashica ishte afër transferimit te Bayer Leverkusen në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, në formulën e huazimit!

Rashica ishte gati t’i bashkohej Leverkusenit si huazim deri në fund të sezonit, por transferimi dështoi në momentin e fundit sepse palët nuk ranë dakord për kushtet e opsionit të blerjes.

Sipas Sport Bild, Bayer Leverkusen kishte ende interesim për yllin e Kosovës, por një gjë të tillë e ka mohuar klubi gjerman.

“Jo, Milot Rashica është lojtar i Werder Bremenit dhe ai nuk është temë diskutimi për Bayer Leverkusenin momentalisht” – u shpreh drejtori sportiv i klubit gjerman, Simon Rolfes.

Milot Rashica momentalisht është i lënduar dhe pritet të rikthehet në fillim të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat