Prishtina në telashe, pa Boshnjakun

Futboll

Prishtina në telashe, pa Boshnjakun

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:15
Prishtina në telashe, pa Boshnjakun

Prishtina në telashe, pa Boshnjakun! Në seancën e fundit një ditë para ndeshjes, Gjilani – Prishtina, kapiteni Lorik Boshnjaku pësoi një lëndim që nuk dihej shkalla e lëndimit.

"Pas ekzaminimit të hollësishëm, është konstatuar që ka lënduar fijen e muskulit të krahut, por fati në fatkeqësi është se nuk ka nevojë për operim, megjithatë kapitenit tonë i duhet të pushoj gjatë kësaj kohe dhe për të ka përfunduar stinori vjeshtor duke humbur katër ndeshjet e fundit.

Lorik Boshnjaku në këtë edicion deri para lëndimit është paraqitur në të gjitha ndeshjet, apo 15 sa ishin zhvilluar.

Kapitenit i urojmë sa më shpejtë të shërohet dhe të kthehet pranë shokëve të skuadrës", njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat