Pak ditë para se të vdiste, ja çfarë pinte Maradona

Futboll

Pak ditë para se të vdiste, ja çfarë pinte Maradona

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
Pak ditë para se të vdiste, ja Maradona çfarë pinte

Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë në 25 nëntor dhe lajmi i ardhur fillimisht nga mediat në Argjentinë ka prekur gjithë botën e futbollit pasi flitej për një legjendë, që do të mbetet në memorie për breza me radhë.

Megjithatë një problem i vazhdueshëm për Maradonën ka qenë tejkalimi i normave dhe shfrenimi me alkolin dhe drogën.

Së fundmi mediat në Argjentinë kanë publikuar një video skandaloze, e cila thuhet se është bërë vetëm pak ditë përpara se të ndërronte jetë.

Megjithëse ishte duke u kuruar, Maradona gjendej në tavolinë duke pirë alkol, cigare dhe pilula.

Për më tepër së bashku me të, po në të njëjtën mënyrë po e shoqëronte edhe Mariano Castro, mjeku i cili ishte një njeri i afërt me Maradonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat