Komisioni Disiplinor vendos për shumë raste

Futboll

Komisioni Disiplinor vendos për shumë raste

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:54
Komisioni Disiplinor vendos për shumë raste

Komisioni Disiplinor ka vazhduar me mbledhjet e zakonshme dhe vendimet e marra në lidhje me rastet e paraqitura nga Komisioni i Garave.

Këtë herë ka pasur disa raste shumë interesante, ndër të cilat edhe një “dallaver” nga zyrtari i juniorëve të Ballkanit dhe një grushtim në futbollin e femrave.

Shumica e vendimeve të mbledhjes së fundit i përkasin ndeshjeve dhe skuadrave të grupmoshave të reja.

Vendimet e plota të takimit të fundit:

BLAZHO  RAJEVIÇ; lojtar i klubit të futbollit  BESA  nga Peja   me numër të ID kartelës; 011434M86 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 18 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XVII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – BESA e zhvilluar me datë 09.12.2020  në stadiumin  “Rexhep Rexhepi“ në Drenas.  Raportet zyrtare; (kartoni i kuq minuta e 24; start – ndërhyrje  e rëndë në lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 32  të Rregullores  disiplinore (në mungesë të deklaratës plotësuese) PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtarin në pezullim Bllazho Rajeviç lidhur me rastin. Afati datë 14.12.2020.

HAXHI  ÇEKU; lojtar i klubit të futbollit  DARDANIA nga Qyshku i Pejës me  numër të ID kartelës  001774M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të  fanellës sportive 4 në procedurë të iniciuar nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së XV të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANËT – DARDANIA e zhvilluar me datë 06.12.2020 në Gjakovë. Raportet zyrtare (minuta 76; kartoni kuq – ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 42.1 pika  c  e Rregullores disiplinore; DENOHET; me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana  e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ARBEN  OSMANI; zyrtar  i klubit të futbollit BALLKANI  nga Suhareka  me numër të ID kartelës  009682M79 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për falsifikim të protokollit zyrtar të ndeshjes së javës së; VIII-të  të  kategorisë së  juniorëve; BALLKANI – FLAMURTARI (ka fshirë faqen e dytë të protokollit ku ishin të evidentuara; ndërrimet, golashënuesit, kartonët e verdhë dhe të kuq etj )si dhe aktivizimin e lojtarit pa të drejtë loje; Lindon Emerllahu me numër të ID kartelës; 0083900M02 në ndeshjen e javës së ; XVI; Trepça – Ballkani e zhvilluar në Mitrovicë. Bazuar në nenin 32 të Rregullores disiplinore (në mungesë të deklaratës plotësuese) I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në procedurë disiplinor z Arben Osmani lidhur me rastin. Afati datë 14.12.2020.

ARLINDE  SAHITI; lojtare e KFF PRESINGU – U16  me numër të ID kartelës 016659F04 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës sportive 9, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komesares së garave për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së; XI-të të Ligës U-16  për futbollin e femrave; PRESINGU – BASELI 2015 e zhvilluar me datë 09.12.2020 në stadiumin me bari sintetik “Guner dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare; (grushtime me lojtaren kundërshtare). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika e e  Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës   së Futbollit të Kosovës.

GRESA  BERISHA ; lojtare e KFF  BASELI 2015; U16 nga Kaçaniku me numër të ID kartelës; 002438F04 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive ; 14, në procedurë të iniciuar nga ana e komesares së garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XI-të të Ligës U16 për futbollin e femrave; PRESINGU – BASELI 2015 e zhvilluar me datë 09.12.2020 në stadiumin me bari sintetik “ Gursel dhe Bajram Sylejmani “ në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (grushtime me lojtaren kundërshtare). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika a e  Rregullores  disiplinore; DENOHET  me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KFF    VIZIONI; U-16  nga Ferizaj  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komesares së garave  për mashtrim dhe sjellje në lajthim organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës  lidhur me ndeshjen e javës së; XI-të Ligës së kadetëve për futbollin e femrave  U-16; KIJEVA –  VIZIONI e zhvilluar me datë 09.12.2020 në stadiumin me bari sintetik në Malishevë. Raportet zyrtare; (jep të dhëna jo të sakta në protokollin e ndeshjes; aktivizon lojtaren e pa  evidentuar  Merita Bajrami në vend të lojtares të pa qenë në ndeshje; Gjelbrona Beqirit me numër të ID kartelës 013170F04).  Bazuar në nenin 32 të Rregullores disiplinore (në mungesë të deklaratës) I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raporti shtesë nga KFF  Vizioni – zyrtari klubit lidhur me rastin. Afati datë  14.12.2020.

QERIM  SHAQIRI; trajner dhe zyrtar i KFF VIZIONI  nga Ferizaj  me numër 0339 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komesares së garave, për  mashtrim dhe sjellje në lajthim lidhur me aktivizimin e lojtareve në ndeshjen e javës së; XI-të të Ligës së Kadetëve për futbollin e femrave; KIJEVA –  VIZIONI  e zhvilluar me datë 09.12.2020 në stadiumin me bari sintetik në Malishëve. Raportet zyrtare (jep të dhëna jo të sakta  në protokollin e ndeshjes duke  aktivizuar lojtaren e pa  evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes në vend të lojtares së evidentuar por të pa qenë në ndeshje – jo prezente; Gjelbrona Beqiri me numër të ID kartelës; 013170F04). Bazuar në nenin 32 të Rregullores  disiplinore (në mungesë  të deklaratës plotësuese) I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës.  Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në procedurë z Qerim Shaqiri lidhur me rastin. Afati datë 14.12.2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat