Zidane: Modriç dhe Kroos janë të jashtëzakonshëm

Futboll

Zidane: Modriç dhe Kroos janë të jashtëzakonshëm

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:16
Zidane: Modriç dhe Kroos janë të jashtëzakonshëm

Pavarësisht kritikave të shumta, Reali i Madridit di të fitojë gjithmonë kur suksesi kthehet në detyrim dhe e ka treguar këtë në transfertën ndaj Barcelonës në kampionat, përballjet me Interin e Borussia Monchengladbach në Champions e së fundi derbin ndaj Atleticos.

Ndonëse vinin pas disa rezultateve negative radhazi në kampionat, Los Blancos ia dolën të dominojnë dhe të fitojnë 2-0 në derbin e mbrëmjes së djeshme, të cilin e dominuan totalisht edhe me lojën në fushë.

Trajneri Zinedine Zidane u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve dhe nuk i kurseu komplimentet, veçanërisht për dyshen Kroos-Modric, që ishin nga më të mirët në fushën e lojës.

“Performanca e skuadrës ndaj Atleticos, ashtu si ndaj Borussias në Champions, ishte e një niveli mjaft të lartë dhe kjo më bën të lumtur. Sot kemi mposhtur një skuadër shumë të fortë, që nuk humbte prej 26 javësh në kampionat dhe ia dolëm duke ushtruar shumë presion dhe duke i lejuar vetëm një shans për gol. Ideja ishte të çonim në thellësi Modric dhe Kroos, për të tentuar diagonalet dhe më duhet të them se ata të dy janë të jashtëzakonshëm. Megjithatë mjaft mirë kanë bërë edhe Benzema, Vasquez, Carvajal, Varane e Ramos”, u shpreh Zidane.

Tekniku francez është përballur 12 herë me argjentinasin Simeone dhe ka thelluar edhe më shumë epërsinë, me plot 6 fitore, 4 barazim dhe vetëm dy humbje, duke e bërë dukshëm superior në duelet me argjentinasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat