Milani shmang humbjen në minutën e fundit

Futboll

Milani shmang humbjen në minutën e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:44
Milani shmang humbjen në minutën e fundit

Parma shokon Milanin në stadiumin “Giuseppe Meazza”, duke luajtur baras (2:2).

Në minutën e 13-të, futbollisti Hernani nga rreth 12 metra la të shtangur portierin e Milanit, Donnaruma, i cili vetëm e shikoi topin si futet në këndin e epërm të majtë. 

Në minutën e 56-të, Kurtiç me kokë nga 12-13 metra shënon për 0:2. Pas dy minutave (58’), Hernandez me kokë ngushton rezultatin në 1:2.

Në minutën e 90+1, Theo Hernandez nga rreth 13-14  metra godet fortë duke dërguar topin përtoke dhe në këndin e majtë, 2:2. Milani shmang humbjen në minutën e fundit. 

Te skuadra e Milanit padyshim se u vërejt mungesa e Zlatan Ibrahimoviçit. Megjithatë, pas javës së 11-të, Milani kryeson me 27 pikë, duke lënë pas Interin me 24, Napolin 23, Juventusin 23, Sassuolon 22, Romën 21 pikë, ndërsa Parma është në pozitën e 14-të me 11 sosh.  

Milani deri me tash ka 8 fitore dhe 3 barazime, asnjë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat