Vjollca Izeiri ndanë drejtësi në stadiumin ‘Johan Cruyff’

Futboll

Vjollca Izeiri ndanë drejtësi në stadiumin ‘Johan Cruyff’

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:02
Vjollca Izeiri ndanë drejtësi  stadiumin ‘Johan Cruyff’

Gjyqtaret nga Maqedonia e Veriut Ivana Projkovska, Elena Sokolevska-Ilievski, Vjollca Izeiri dhe referja e katërt Irena Velevackovska  sonte  kanë udhëtuar  për në Spanjë ku të enjten  do të ndajnë drejtësi në ndeshjen e Champions League në kategorinë e vajzave në futboll mes Barcelonës dhe PSV Eindhoven Vrouwen, që do të zhvillohet  në stadiumin “Johan Cruyff” me fillim në orën 17:00.

Për katër gjyqtaret më të mira dhe në veçanti për FFM-n është një nder i  veçantë pasi bëhet fjalë për katër vajza që kanë autoritet në ndarjen e drejtësisë në futboll.

Ivana Projkpovska, Elena Sokolevska-Ilievski, Vjollca Izeiri dhe Irena Velevackovska vite me radhë janë skenën e futbollit të vendit  tone qoftë si futbolliste qoftë si gjyqtare në futbollin vendor dhe at ndërkombëtarë.

Ndërkaq Vjollca Izeiri nga Gostivari  tanimë  lirishtë mund  të thuhet se është një nga gjyqtaret më të mira në rrafshin mbarëkombëtar.

Ajo deri më tani ka mbi 50 ndeshje si gyjqtare   ndërkombëtare, ndërsa të enjten ka nderin që të ndaj  drejtësi  edhe në impijanitin e madh që mbanë emrin e legjendës “Johan Cruyff”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat