Trajneri i Milanit tërbon bardhezinjtë

Futboll

Trajneri i Milanit tërbon bardhezinjtë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
Trajneri i Milanit tërbon bardhezinjtë

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u zgjodh si Trajneri më i Mirë nga Gazzetta dello Sport Award 2020, për vitin e jashtëzakonshëm kuqezi.

Ish-tekniku i Interit, Bolognas, Lazio, Parma dhe Fiorentina gjatë mbrëmjes “gala”, edhe pse me videokonferencë, gjithashtu gjeti një mënyrë për të marrë pjesë në një quiz në shoqërinë e Gianmarco Pozzeço, ylli i basketbollit italian.

Teksa u gjend përpara një fotografie ku duhet të zgjidhte mes opsioneve, Pioli vendosi për “Penallti për Juventusin”, një frazë e përdorur shpesh në të kaluarën nga tifozët e ekipeve të tjera për të nënvizuar se si, sipas mendimit të tyre, klubi bardhezi shpesh ka një numër të lartë të goditjeve të penalltive në krahasim me kundërshtarët.

Kjo shaka shkaktoi të qeshura të përgjithshme dhe sigurisht e solli trajnerin edhe më pranë tifozëve të Milanit.

Sakaq, sonte ndaj Genoa, skuadra kuqezi do të ketë mungesa big si Ibrahimovic, Kjaer, Bennacer, Gabbia, teksa kthehen Musacchio dhe Saelemaekers.

Rotacion i lehtë për Pioli. Nuk luan Calabria nga minuta e parë, por Dalot. Kalulu konfirmohet bashkë me Romagnoli, ndërsa Theo i majtë natyrisht.

Në mesfushë Kessie dhe Tonali, ndërsa në tredhëmbëshin pas sulmuesit kryesor Rebic do të luajnë Castillejo, Calhanoglu dhe Leao.

Turku kthehet të marrë rolin e fantazistit dhe jo më në krah si ndaj Parma.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Dalot, Kalulu, Romagnoli, Theo, Tonali, Kessie; Castillejo, Calhanoglu, Leao, Rebic.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat