Ronaldo dështon nga penalltia, portieri e turpëron keq!

Futboll

Ronaldo dështon nga penalltia, portieri e turpëron keq!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 20:24
Momenti kur ia pret penalltinë Ronaldos

Cristiano Ronaldo jo edhe gjithmonë shënon nga penaltia, kësaj radhe dështon dhe është fajtori më i madh që Juventusi nuk fiton. 

Juve si vendas ndahet baras (1:1) me Atalantën e shqiptarit Berat Gjimshiti. Gjimshiti ka luajtur standard duke dhënë maksimumin në barazim. 

Në minutën e 29-të Chiesa realizon për epërsinë 1:0 por Freuler barazon në atë të 67-tën, duke i sjellë pikë të madhe Atalantës. 

Në minutën 61-të, Ronaldo nuk shënon nga penalltia.  

Portieri Gollini e pret penaltinë, duke e kapur edhe topin në këndin e majtë, në anën tjetër e la pa fjalë Ronaldon apo e turpëron keq.

Pas javës së 12-të në Serie A, Juve renditet në pozitën e tretë me 24 pikë, ndërsa Atalanta është në pozitën e tetë me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat