Shqiptari shënon për fitoren e thellë të Leedsit kundër Newcastles

Futboll

Shqiptari shënon për fitoren e thellë të Leedsit kundër Newcastles

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 21:00
Shqiptari shënon për fitoren e thellë të Leedsit kundër Newcastles

Leeds ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:2 ndaj Newcastles. 

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, që luan për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, realizon për fitoren bindëse 5:2 të Leeds ndaj Newcastles.

Alioski u paraqit standard, tregon formë të mirë dhe shënon në minutën e 85-të. 

Për Leeds realizuan Bamford (35'), Rodrigo (61'), Dallas (77'), Alioski (85'), Harrison (88') dhe për Newcastle Hendrick (26') e Clarck (65').

Pas javës së 13-të. Leeds zë pozitën e 13-të me 17 pikë po aq pikë ka edhe Newcastle që gjendet një vend më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat