Vendimi i Arsenalit për Xhakën?

Futboll

Vendimi i Arsenalit për Xhakën?

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:25
Vendim i Arsenalit për Xhakën?

Granit Xhaka nuk pritet të ketë të ardhme te Arsenali sipas medieve angleze.

Mesfushori nga Kosova nuk është duke kaluar momente të mira në Londër dhe ndeshja e fundit ndaj Burnleyt ishte treguesi më i mirë.

Xhaka humbi nervat dhe u ndëshkua me karton të kuq, pasi kapu për fyti një futbollist kundërshtar.

Sigurisht që veprimi i tij u kritikua nga trajneri Mikel Arteta, por edhe nga tifozët dhe analistët anglez.

Daily Mail tani ka raportuar se Arsenali është gati që ta shes Xhakën gjatë afatit kalimtar të janarit.

E ardhmja e mesfushorit duket se do të jetë përsëri në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.

Ish-skuadra e tij, Borussia Moenchegladbach dhe Hertha Berlin janë dy ekipet që kanë shprehur gatishmëri për transferimin e Xhakës.

Arsenali është gati t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin, por synon që të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij.

28-vjeçari ka kaluar katër vite në Londër, derisa këtë edicion ka luajtur në total në 15 ndeshje, duke mos arritur të shënoj ose asistoj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat