Barcelona nuk do ta përsërisë gabimin e Beckhamit

Futboll

Barcelona nuk do ta përsërisë gabimin e Beckhamit

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:42
Barcelona nuk do ta përsërisë gabimin e Beckhamit

Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, ka treguar se fushata e tij nuk do të bazohet në premtime të mëdha duke përmendur emra të lojtarëve.

Font gjithashtu është shprehur se nuk do t’i përsërisë gabimet e kandidatëve të mëparshëm duke bërë premtime të guximshme.

Ka pasur thashetheme se katalonasit mund të hyjnë në garë për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, por klubi nuk ka fonde të mjaftueshme për ta blerë një sulmues të shtrenjtë si ai.

Në vitin 2003, derisa Joan Laporta po përgatitej ta merrte detyrën në Camp Nou si një president i ardhshëm premtoi se do të sillte David Beckhamin nga Manchester United. Por ish-mesfushori anglez më pas u transferua te rivalët kryesor, Real Madrid.

“Është koha e fushatës, kështu që është normale të dëgjosh për emra të njohur, por mbështetësit janë të zgjuar dhe e dinë për herë të parë në histori se nuk ka të bëjë me premtimin e një emri mahnitës, siç ndodhi me Beckham në 2003”, tha Font.

“Tani ne duhet të krijojmë interes nga këndvështrime të tjera, ekziston një brez i ri që meriton përgjegjësi dhe kushtet e duhura për vendimet që do të merren.”

Zgjedhjet presidenciale në Barcelonë do të mbahen më 24 janar, gara pritet të jetë e ngushtë pasi që kandidat do të jetë edhe Joan Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat