Neymar rikthehet të flas për të ardhmen

Futboll

Neymar rikthehet të flas për të ardhmen

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:06
Neymar rikthehet të flas për të ardhmen

Neymar mbetet një nga futbollistët më të përfolur në tregun e transferimeve, për sa kohë emri i tij vijon të lidhet me një rikthim të mundshëm në Barcelonë.

As vetë braziliani nuk ka bërë shumë për të mbyllur këtë diskutim, e fundit ishte deklarata e tij, se sezonin e ardhshëm do të luante sërish përkrah Leo Messit. Kaq mjaftoi që mediat të shkruanin pafund duke aluduar skenarë të mundshëm.

I dëmtuar nga sfida e fundit kundër Lyon, Neymar rikthehet të flas për të ardhmen, këtë herë duke qenë pak më i qartë: “Ndihem mirë në Paris, jam përshtatur”, theksoi braziliani në një interviste promocionale.

Kjo deklaratë e Neymar vjen në një moment kur në Paris, drejtuesit e klubit po punojnë për rinovimin e kontratës me të dhe Mbappem.

Sipas të gjithë gjasave, edhe Neymar, ashtu si Mbappe, do të rinovoj kontratën e tij aktuale, në një kohë kur mundësia për të blerë kartonin e tij nga një skuadër tjetër, aq më pak Barcelona, është shumë e vogël në këtë kohë krize.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat