Vëllai i Migjen Bashës për mediat polake: Më lënë jashtë...

Futboll

Vëllai i Migjen Bashës për mediat polake: Më lënë jashtë...

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:22
Vëllai i Migjen Bashës për mediat polake: Më lënë jashtë...

Vëllai i Migjen Bashës, Vullnet Basha, i cili aktivizohet në Poloni, me skuadrën e Visla Krakou, shprehet se i dhemb shumë fakti që nuk është grumbulluar në Kombëtare, ndonëse para tij janë thirrur lojtarë që kanë qenë pa klub fare.

Në një intervistë të dhënë për mediat polake, Basha ka folur edhe për grupin e eliminatoreve të Shqipërisë, ku shprehet se Polonia do i fitojë të dyja ndeshjet ndaj kuqezinjve, duke thënë më tej se nuk është si Kazakistani apo Bjellorusia.

“Ajo që mund t’iu them tani është se Polonia do i fitojë të dyja ndeshjet me Shqipërinë. Ju keni lojtarët më të mirë, skuadër më të mirë dhe gjithçka tjetër. Shqipëria nuk ka pasurt rezultate shumë të mira kohët e fundit.

Le ta pranojmë, Polonia nuk krahasohet me Kazakistanin dhe Bjellorusinë. Polonia ka lojtarë të shkëlqyer dhe jam i bindur që jeni më mirë se Shqipëria.

Mungesa te ekipi kombëtar? Nuk e kuptoj këtë situatë, është diçka e çuditshme. Nuk dua të mendoj më për këtë. Mendoj se nuk do të kthehem më atje. Nuk më është dhënë asnjëherë mundësi dhe nuk e di pse nuk më kanë grumbulluar asnjëherë. Kanë marrë në Kombëtare lojtarë që ishin pa klub fare për një kohë të gjatë. Unë nuk kam çfarë bëj tjetër vetëm se të pranoj këto vendime, ndonëse më dhemb shumë.”, u shpreh mesfushori.

Kujtojmë se Vullnet Basha ka luajtur vetëm një ndeshje me Kombëtaren, atë të 14 gushtit në vitin 2013 ndaj Armenisë, në miqësoren e fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat