Roma fiton tri pikë të mëdha

Futboll

Roma fiton tri pikë të mëdha

Nga: K.Goca Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:43
Roma fiton tri pikë të mëdha

Skuadra e Romës ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj Torinos, në takimin e javës së 12-të të Serie A në futboll. 

Romakët treguan lojë më të mirë dhe me plot meritë arkëtuan tre pikë.

Golat për Romën i shënuan Mkhitaryan (27'), Veretout (43'-nga penalltia), Pellegfrini (68') dhe për Torinon realizon Belotti (78').

Singo në mintutën e 14-të u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe mbetet Torino për 76 minuta me një lojtar me pak.

Roma zë pozitën e 4-të me 24 pikë, ndërsa Torino është në të 19-tën me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat