Reali e gjen pasardhësin e Toni Kroosit përsëri në Gjermani

Futboll

Reali e gjen pasardhësin e Toni Kroosit përsëri në Gjermani

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:42
Toni Kroos

Toni Kroos është futur në vitin e pestë të tij si një futbollist i Real Madridit.

Por mesfushori fantastik gjerman është në perëndim të karrierës së tij, pasi muajin e ardhshëm i mbush 31 vite.

Real Madridi tanimë ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e gjermanit dhe e ka gjetur atë në Bundesliga.

Fjala është për mesfushorin e Borussia Moenchegladbach, Florian Neuhaus i cili është duke kaluar nëpër një formë fantastike.

23-vjeçari që luan si mesfushor organizator ka shkëlqyer këtë edicion, ku në 18 takime ka shënuar katër gola e ka bërë katër asistime.

Los Blancos janë duke e përcjell prej kohësh lojtarin dhe mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e ekipit madrilen kanë biseduar me ata të Gladbach për lojtarin në dy ndeshjet që ekipet i kanë zhvilluar në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për transferimin e mesfushorit gjerman.

Por transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi në garë për të është edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë dhe Evropës, Bayern Munich. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat