Muriqi gati për derbin me Rrahmanin dhe Hysajn

Futboll

Muriqi gati për derbin me Rrahmanin dhe Hysajn

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 10:42
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka lënë prapa shqetësimet.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është rikthyer në stërvitje me grupin dhe është gati për lojë.

Ai pritet të ftohet për ndeshjen e vikendit që Lazio do ta zhvillojë me Napolin.

Muriqi ishte transferuar te Lazio nga Fenerbahce këtë afat kalimtar të verës dhe ka bërë tetë paraqitje deri tani, nuk ka shënuar asnjë gol.

Muriqi po vuan në muajt e parë në Itali, por shpreson dhe po punon shumë që të ndryshojë situatën nga janari vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat