Skënderbeu tronditet para Tiranës

Futboll

Skënderbeu tronditet para Tiranës

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:49
Skënderbeu tronditet para Tiranës

Si të mos mjaftonin rezultatet negative në ndeshjet e fundit, Skënderbeu  do t’i duhet të bëjë ndeshjen e nesërme ndaj Tiranës, pa titullarin e mbrojtjes Ditmar Bicaj.

Lezhiani nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ahmataj për këtë përballje, për shkak të problemeve shëndetësore.

Dyshohet që Bicaj është i infektuar me COVID, gjithsesi në orët e ardhme pritet t’i nënshtrohet testit.

Lajmi i “Panorama Sport”, për mungesën për arsye shëndetësore te Bicajt, është konfirmuar edhe nga vetë trajneri Ahmataj, në konferencën për shtyp.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat