Tifozët e Man Cityt reagojnë ashpër ndaj Riyad Mahrezit

Futboll

Tifozët e Man Cityt reagojnë ashpër ndaj Riyad Mahrezit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:22
Tifozët e Man Cityt reagojnë ashpër ndaj Riyad Mahrezit

Tifozët e Manchester Cityt janë të pakënaqur me anësorin e skuadrës, Riyad Mahrez pasi ai votoi një lojtar të Liverpoolit para bashkëlojtarit të tij, Kevin De Bruyne për çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2020.

Mahrez votoi si kapiten i ekipit kombëtar të Algjerisë dhe vendosi Robert Lewandowskin të parin, deri i dyti për të ishte ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, kurse Kevin de Bruyne ishte i treti.

E kjo nuk iu ka pëlqyer disa tifozëve të “Qytetarëve” të cilët kanë reaguar në rrjetin social “Twitter”.

"Epo kjo nuk duket mirë," u përgjigj një tifoz i Cityt për lajmet në Twitter. "Mahrez p ** më shikon çdo ditë," pohoi një tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat