Ibrahimovic dorëzohet, zgjedh Buffon-in para vetes: Për atë është më e lehtë

Futboll

Ibrahimovic dorëzohet, zgjedh Buffon-in para vetes: Për atë është më e lehtë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 06:55
Zlatan, Buffon

Kush do të luajë deri në moshën 50 vjeç: Zlatan apo Buffon?

Kjo ka qenë një nga pyetjet që i janë bërë Zlatan Ibrahimovic gjatë intervistës së dhënë për UEFA.com.

Kjo ka qenë përgjigja e suedezit: “Buffon… për atë është e lehtë. Ai duhet vetëm të qëndrojë në këmbë dhe t’i bllokojë topat”.

“Ndërsa unë duhet të lëviz, krijoj, gjuaj, dueloj me mbrojtësit. Ai mund të vazhdojë më gjatë pa qenë në formë, por unë nuk do t’ia bëj të lehtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat