Fakaj shpërthen për situatën te Flamurtari

Futboll

Fakaj shpërthen për situatën te Flamurtari

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 11:42
Fakaj shpërthen për situatën te Flamurtari

Ervin Fakaj ka shpërthyer përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, ku shkrimin e botuar dje në “Panorama Sport”, në të cilin flitej për lavdinë e Flamurtarit, e ka bërë foto dhe shoqëruar me akuzat e tij për drejtuesit vlonjatë.

“Dikur liderë të futbollit shqiptar, sot në gjendje të mjerueshme…

Turp për ata që e sollën në këtë ditë, turp dhe për pjesën tjetër që nuk po e gjejnë rrugën të reagojnë. Nostalgji për Flamurtarin e madh”.

Ky është postimi i ishmbrojtësit vlonjat të Flamurtarit dhe Kombëtares, që i referohet situatës ku kuqezinjtë kanë përfunduar në Kategorinë e Parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat