Atletico shënon fitore të madhe, kryeson renditjen

Futboll

Atletico shënon fitore të madhe, kryeson renditjen

Nga: K.Goca Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:53
Atletico shënon fitore të madhe, kryeson renditjen

Skuadra e Atletico Madridit ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj Elches, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Wanda Metropolitano" në Madrid.  

Atletico këndellet pas humbjes me rezultat 2:0 nga Real Madridi.  

Skuadra e trajnerit Diego Simeone shënon fitore por më vështirë se sa që pritej. 

Për Atleticon shënuan Suarez (41' e 59'), Costa (78'-nga penalltia) dhe Për Elchen realizon Boye (64'). 

Atletico kryeson me 29 pikë pas 14 jave në Kampionatin e Spanjës, ndërsa Elche renditet në pozitën e 15-të me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat