Zidane pret që Ramos të qëndrojë në Madrid

Futboll

Zidane pret që Ramos të qëndrojë në Madrid

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:56
Zidane pret që Ramos të qëndrojë në Madrid

Zinedine Zidane beson se Sergio Ramos do të nënshkruajë rinovimin e kontratës me Real Madridin.

Ai s’ka asnjë dyshim se kapiteni do të qëndrojë edhe për shumë vite në “Santiago Bernabeu”.

Ramos është në vitin e fundit të kontratës, por s’ka ende shenja për rinovimin e saj.

“Jam i lumtur që jam në klubin më të mirë në botë dhe shpresoj që lojtarët (që janë në fundin e kontratës) të qëndrojnë dhe të punoj ende me ta. Kur një lojtar dëshiron të qëndrojë, kjo do të thotë shumë”, tha ai.

“Sergio Ramos dëshiron të qëndrojë edhe për shumë vite. Ai kujdeset për trupin e tij mirë dhe nuk jam i befasuar nga ajo që ka arritur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat