Duro: Momenti i duhur për kthesën

Futboll

Duro: Momenti i duhur për kthesën

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:08
Duro: Momenti i duhur për kthesën

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, u shpreh shumë i kënaqur në “Gol pas Goli” për fitoren me Vllaznisë. Sipas tij kurbinasit kanë skuadër shumë të mirë, por fatin nuk e kanë patur me vete.

“Ishte momenti i duhur për të bërë kthesën. Laçi ka skuadër të mirë, i ka munguar fati në ndeshjet e para. Po të mos ishte fati, s’do të isha unë trajner. Në këto moment ishte e rëndësishme fitorja ndaj një kundërshtari me pikët e duhura. Një fitore shumë e mirë që ndikon në ambientin e skuadrës.

Në pjesën e parë skuadra ishte shumë e ngarkuar, nuk kishte lirshmëri dhe rrjedhshmëri. Ia faturoj ngërçit psikologjik. Në përfundim të pjesës së parë iu kërkova të luanin lirshëm. Kundërshtari ishte i organizuar dhe me meritë është në vendin e parë.”

Ndikimi i ndërrimeve: “Mendoj që bëra mirë me situatën e ndërrimeve. Mazrekaj mund të luaj në formacion, ai rendimentin e jep në krahun e majtë. Në atë pozicion është Xhixha.

Bëra një kombinim që s’postova Xhixhën mbas sulmuesit për t’i krijuar hapësira Mazrekajt.

Garë pa shumë diferenca: “E kam thënë që nuk ka diferenca mes skuadrave. Nuk e mendonte njeri që Vllaznia do të ishte në vendin e parë, por është me meritë. Janë të gjithë kundërshtarë seriozë. Vështirësia ime është që nuk e kam marrë ekipin në pozita të barabarta me të tjerët. Kjo fitore na jep shpresë. Mund të afrohemi për tw luftuar për objektivat që ka Laçi. Po ngele është situatë e vështirë.”

Nwabueze: “Jam unë ai që e mora te Drita brenda 24 orëve. Jam unë që i sugjerova Laçin, kur i mbaroi kontrata me Dritën. Nwabueze ka pasur një dëmtim te gjuri mbas ndeshjes me Teutën, të shikojmë si do të jetë situata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat