Dramë në ‘Camp Nou’, Barcelona vetëm barazim

Futboll

Dramë në ‘Camp Nou’, Barcelona vetëm barazim

Nga: K.Goca Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 18:14
Dramë në ‘Camp Nou’, Barcelona vetëm barazim

Barcelona dhe Valencia, përfundon me rezultat 2:2, në kuadër të javës së 14-të të Kampionatit të Spanjës.

Ndeshje dramatike në “Camp Nou”, katër gola dhe një Valenci jashtëzakonisht e papërshtatshme për Barcelonën.

Një moment interesant në fund të pjesës së parë, Lionel Messi dështon nga penalltia, goditjen e tij e priti portieri

Domenech, por pas një tollovie në 16-sh sërish Messi në skenë dhe realizon me kokë për 1:1. 

Për Barcelonën shënuan Messi (45+4), Araujo (52') dhe për Valencinë Diakhaby (29'), Gomez (69').
Barcelona zë pozitën e 5-të me 21 pikë, ndërsa Valencia është në të 12-tën me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat