Neymar humbet ndeshjet e fundit të vitit, kthehet vetëm në janar

Futboll

Neymar humbet ndeshjet e fundit të vitit, kthehet vetëm në janar

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 07:16
Neymar

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, ka mësuar shkallën e lëndimit pas kontrolleve mjekësore, ku është konstatuar se do të rikthehet vetëm në janar.

Neymar u lëndua në lojën ndaj Lyon, ku mori një ndërhyrje të ashpër nga Thiago Mendes, i cili pastaj u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Neymar la ndeshjen pas këtij dëmtimi, ndërsa shumë frikësoheshin që dëmtimi është i rëndë, por nuk doli ashtu pasi sipas ueb faqes s PSG-së, ai do të rikthehet në janar.

Sulmuesi brazilian ishte në formën më të mirë në këtë muaj, ku e ndihmoi skuadrën drejt disa fitoreve të rëndësishme, sidomos në Ligën e Kampionëve.

Në komunikatën e klubit, thuhet se përpos brazilianit për ndeshjet e radhës klubi do të ketë mungesën edhe të emrave si Danilo Pereira, Pablo Sarabia, Mauro Icardi, Abdou Diallo dhe Juan Bernat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat