Prishtina – Drita, formacionet zyrtare

Futboll

Prishtina – Drita, formacionet zyrtare

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 13:02
Foto Ilustrim

Sot në stadiumin Fadil Vokrri, luhet ndeshja derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në orën 13:30.

Drita hyn në këtë ndeshje si lidere e Superligës, ku gjendet në pozitën e parë me 40 pikë gjithsej.

Ndërsa, Prishtina gjendet në pozitën e tretë me 31 pikë.

Të dy skuadrat kanë regjistruar formë të mirë në pesë ndeshjet e fundit, Drita ka katër fitore dhe një barazim, gjithashtu edhe Prishtina ka regjistruar katër fitore dhe një barazim.

Formacionet zyrtare të klubeve

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Zyba, Bardhoku, E.Krasniqi, Mankenda, John, Kryeziu.

Drita: Rexhepi, Blakqori, Arago, Limani, Brdarovski, Shabani, Namani, Ajzeraj, Fazliu, Xhevdet Shabani, Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat