Tottenham-Leicester dhe Man.Utd-Leeds Utd premtojnë spektakël!

Futboll

Tottenham-Leicester dhe Man.Utd-Leeds Utd premtojnë spektakël!

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 13:11
Tottenham

Premier League vjen “flakë” në ekranin e Supersport këtë të dielë me dy përballje intriguese që duhen ndjekur patjetër.

Në orën 15:15 Tottenham pret në shtëpi Leicester-in e Brendan Rodgers në një përballje që parashikohet shumë e luftuar. Vetëm një pikë i ndan dy skuadrat në renditje dhe të dyja vinë pas zhgënjimeve të mesjavës.

Tottenham për humbjen e pamerituar ndaj Liverpoolit ndërkohë që Leicester u mposht në shtëpi nga Everton.

Skuadra e Jose Mourinhos ka edhe statistikat në favor pasi ka triumfuar në 3 ndeshjet e fundit shtëpiake ndaj “dhelpërave” dhe do të tentojë të fitojë me çdo kusht sot për të rimarrë vendin e dytë që për momentin i takon Evertonit por edhe për të mos humbur më shumë terren ndaj Liverpoolit kryesues.

Në orën 17:30 ndërkohë do të jetë radha e Manchester United që në Old Trafford pret Leeds United në një sfidë aspak të lehtë për skuadrën e Solskjaer që gjithsesi nëse fiton sot pasdite mund të afrohet akoma edhe më shumë me kreun pasi duhet theksuar që United ka zhvilluar një ndeshje më pak se ekipet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat