​7 teste të reja pozitive me Covid-19 në Premier Ligë

Futboll

​7 teste të reja pozitive me Covid-19 në Premier Ligë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Premier Liga angleze ka konfirmuar se në raundin e fundit të testimeve për Covid-19, shtatë nga testet janë rikthyer pozitive.

Në total prej 1,569 lojtarëve dhe stafeve mjekësore që janë testuar nga periudha 14 deri më 20 dhjetor.

Shtatë prej tyre kanë rezultuar pozitivë, dhe do ta fillojnë menjëherë vet-izolimin në shtëpitë e tyre.

Është vërejtur një rritje tejet e vogël që nga java e kaluar, ku kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 vetëm 6 persona nga stafi mjekësor ose nga lojtarët, por po konsiderohet si një numër i kënaqshëm, pasi është regjistruar java e dytë me raste pozitive në numër një-shifror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat