Juventusi pëson debakël në Torino 

Futboll

Juventusi pëson debakël në Torino 

Nga: K.Goca Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:36
Juventusi pëson debakël në Torino 

Askush nuk e ka pritur se kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi, sonte do të pëson debakël në Torino me rezultat 3:0 nga Fiorentina, në ndeshjen e javës së 14-të. 

Futbollisti Cristiano Ronaldo me shokë përjetuan ferrin e vërtetë nga skuadra e Firencës. 

Në minutën e 3-të, Vllahoviq kalon në epërsi Fiorentinën, por gjithçka komplikohet në minutën e 18-të kur Cuadrado përjashtohet me karton të kuq duke e lënë Juven plot 72 minuta me një futbollist më pak në fushë. 

Në minutën e 76-të, Alex Sandro shënon autogol dhe Caceres (82’) i dhanë goditjen përfundimtare “Zonjës së Vjetër”. 

Fiorentina kthehet me pikë të mëdha, Juve përjeton fiasko.

Juventusi mban vendin e katërt me 24 pikë, ndërsa Fiorentina është e 15-ta me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat