Mbrojtësi i Shqipërisë lë pas dëmtimin

Futboll

Mbrojtësi i Shqipërisë lë pas dëmtimin

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:44
Mbrojtësi i Shqipërisë lë pas dëmtimin

Një ndërhyrje kirurgjikale në gju në fillim të muajit nëntor e largoi Enea Mihajn nga fusha e lojës.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares u desh që të niste më tej një program rikuperimi për të fituar edhe një herë aftësitë në këmbë. Për fat të mirë, deri më tani, qendërmbrojtësi kuqezi ka “djegur” disa etapa dhe nga dje, ka nisur që të prekë topin me këmbë.

22-vjeçari ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, momentet kur ishte me fizioterapistin personal në Romë, lojtari i PAOK-ut, ka nisur që të bëjë ushtrime me top.

Në “Vila Stjuart” Mihaj ka shkelur fushën dhe po nis që të ushtrohet gradualisht me top dhe duke nisur edhe seanca të lehta vrapimi.

22- vjeçari, pritet që më së paku, edhe në janar të jetë jashtë fushës së lojës dhe më pas, të kërkojë që hap pas hapi të rikthehet me skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat