Ja çfarë premton selektori i Kosovës

Futboll

Ja çfarë premton selektori i Kosovës

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:22
Ja çfarë premton selektori i Kosovës

Bernard Challandes, trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll beson se viti 2021 do të jetë vit i mirë për “Dardanët”.

Challandes potencon se viti 2020 ishte shumë i vështirë për kombëtaren e Kosovës në futboll, ndërsa premton se në vitin e ardhshëm Kosova do të zhvillojë ndeshje të mira.

Kosova në vitin 2020 zhvilloi nëntë paraqitje, në të cilat fitoi vetëm një ndaj Moldavisë në miqësore, ndërsa kishte edhe gjashtë humbje dhe dy barazime.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport‘, Challandes i pyetur se cila ishte ndeshja më e mirë e Kosovës në këtë vit, deklaroi se s’mund ta veçojë ndonjë – pasi nuk kishte, ndërsa lë të kuptohet se akoma i “dhemb” humbja ndaj Maqedonisë së Veriut në “Play Offin” e Ligës së Kombeve.

“Viti 2020 ishte i vështirë për Kosovën. Për mua s’kishte ndeshje më të mirë që mund ta veçojë. Vetëm një ndeshje ishte interesante dhe ne s’e fituam”, tha fillimisht kryetrajneri i Kosovës.

69 vjeçari vazhdoi duke theksuar se Kosova do të zhvillojë ndeshjen më të mirë vitin e ardhshëm.

“Ndeshja më e mirë e Kosovës do të jetë në vitin 2021”, ka thënë Bernand Challandes.

Në vitin 2021, Kosova do të përballet me Suedinë, Spanjën, Greqinë e Gjeorgjinë në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat