Kandidati për president: Duhet prishur Camp Nou

Futboll

Kandidati për president: Duhet prishur Camp Nou

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:31
Kandidati për president: Duhet prishur Camp Nou

Prej kohësh, pra që kur Bartomeu u largua, në Barcelonë ka nisur fushata për president në kuadër të zgjedhjeve, që zhvillohen më 24 janar të vitit të ardhshëm.

Para kësaj date premtimet e kandidatëve nuk do të ndalen.

Agusti Benedito, një prej kandidatëve gjatë një fjalimi u shpreh se nëse shpallet president i Barcelonës, do të ndërtojë një stadium të ri me vlerë 900 milionë euro dhe një opsion është shembja e mitikut “Camp Nou” për të ndërtuar stadiumin e ri në sipërfaqen e atij aktualit.

 “Nëse i fitojmë zgjedhjet, do të ndërtojmë stadiumin e ri. Mund ta prishim ‘Camp Nou’ dhe ta ndërtojmë të riun në të njëjtin vend. Kjo do të thotë të luhej në Montjuic për tre vite.

Mund të ndërtojmë një stadium të ri në ‘Sant Joan Despi’.

Projekti që ne po propozojmë do të kushtojë jo më shumë se 900 milion euro dhe do të financohet nga transferimi i të drejtave të emrit të impiantit për 25 vitet e ardhshme”, u shpreh Benedito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat