​“Budweiser” me dhurata për 160 portierë

Futboll

​“Budweiser” me dhurata për 160 portierë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:16
“Budweiser”

Brendi botëror i njohur i birrës “Budweiser”, iu ka dërguar 160 portierëve nga një shishe birrë, për çdo gol që Lionel Messi iu ka shënuar atyre.

Kjo ndodhi për arsye që Messi theu rekordin e Peles për më së shumti gola në karrierë për një klub, kështu duke shënuar 644 gola për skuadrën e Barcelonës.

Ish portieri i Valencias Diego Alves, i morri si dhuratë 19 shishe të birrës, për shkak të 17 golave të pësuar nga Messi. Po ashtu, edhe legjenda e Real Madridit Iker Casillas, ishte portieri i dytë që përfitoi më së shumti shishe të birrës, me gjithsej 17 sosh.

“Budweiser” lëshoi edhe një postim ku kishte sqaruar më shumë rreth dhuratave, dhe ai vijon si më poshtë.

“644 gola, 644 birra të personalizuara, 160 portierë. Leo Messi dhuron në fushë, ne dhurojmë jashtë fushës. Një shishe e personalizuar për çdo portierë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat