Real Madrid mbetet pa sulmuesin e tij

Futboll

Real Madrid mbetet pa sulmuesin e tij

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:30
Onda Cero

Mediat nga Spanja raportojnë se lëndimi i Rodrygo Silvas që pësoi në muskuj është i rrezikshëm.

Njëra prej mediave më të besueshme në Spanjë, Onda Cero, raporton se 19 vjeçari do të jetë jashtë fushave për 3 muaj.

Ndeshja ndaj Granada ishte ndeshja e 4-të rresht në të cilën Rodrygo startoi por pësoi një lëndim dhe tash duhet të pres testime të tjera për të parë se sa kohë do të mungoi ai.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka pasur probleme për të gjetur zgjidhje në repartin e sulmit këtë vit.

Vinicius Junior është një tjetër lojtarë që po ka probleme, vetëm se jo me lëndime por me mungesë të golave.

Ditëve në vijim mbretërit do të marrin rezultatet e tyre dhe do të shohin për opsione.

Rikujtojmë që afati kalimtar në La Liga hapet më 4 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat