A po ndihmohet Reali nga gjyqtarët?

Futboll

A po ndihmohet Reali nga gjyqtarët?

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:14
Foto Ilustrim

Skuadra spanjolle, Real Madrid, është bërë protagoniste e polemikave të shumta nga mediat spanjolle sa i përket vendimeve të gjyqtarëve në favorin e tyre.

Sipas ‘Mundodeportivo.com’, djemtë e Zinedine Zidane kanë korrur fitore të dyshimta në muajin e fundit.

Në javët e fundit kemi parë vendime të diskutueshme të shkojnë në favor të ‘Los Blancos’ por e vërteta është që shumica e vendimeve shkojnë në favor të tyre.

Ndodhi kundër Athletic Bilbaos, ku një shtytje në zonë e futbollistit të Athletic Bilbaos, Inaki Williams, nuk u akordua penalti. Minuta më vonë, Raul Garcia u përjashtua dhe, tashmë me avantazhin në favor të Realit, është e vërtetë që një penallti e mundshme nga Ander Capa brenda zonës gjithashtu shkoi drejt paqartë.

Në ndeshjen ndaj Eibar, kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, preki topin me dorë brenda zonës që mbeti pa u ndëshkuar, gjithashtu ndezi polemikat. Lojtarët e të dy ekipeve madje rrëfyen se nuk e kuptojnë kur një dorë brenda zonës është një penallti dhe kur jo. Ata as nuk e dinë kur gjyqtari duhet të shkojë në ekran për të vlerësuar lojën. Në këtë rast, jo.

Një vendim shumë i ngjashëm me atë që Ramos pati me mbrojtësin e Barcelonës, Clement Lenglet në ‘EL-Classico’ e kaluar dhe që përfundoi duke u ndëshkuar me dënimin maksimal për francezin.

Por, në një sondazh i bërë nga e përditshmja sportive katalane, shumica e tifozëve kishin votuar pro pyetjes se nëse Real Madrid po favorizohet gjyqtarët.

Në fakt, rreth 91% e pjesëmarrësve në sondazh kishin votuar pro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat