Arsenali i bën konkurrencë Barcelonës për yllin e Man City

Futboll

Arsenali i bën konkurrencë Barcelonës për yllin e Man City

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:04
Eric Garcia

Arsenali është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të talentuar të Manchester City, Eric Garcia.

Topçinjtë i kanë hedhur sytë drejt mbrojtësit Eric Garcia dhe pritet t’i bëjë konkurrencë serioze Barçës për shërbimet e ti.

Spanjolli nuk ka pranuar deri tani ta ripërtërijë marrëveshjen me të kaltrit, e cila i mbaron në fund të këtij sezoni.

Trajneri Ronald Koeman dhe Barcelona e duan njëzëri Garcian, sepse, për më tepër, e shohin atë si zëvendësuesin të denjë të Gerard Piques.

City, në anën tjetër, duket të jetë i dorëzuar në luftë për ta mbajtur atë, prandaj pret që të fitojë diçka nga shitja e tij.

Ndërkohë, Arsenali po vuan shumë, sidomos në mbrojtje, pasi gjendet në pozitën e 15-të në renditje dhe ka nevojë për përforcime në mbrojtje.

Trajneri Mikel Arteta e do një lojtar që mund ta forcojë ekipin e tij dhe ka besim te Eric Garcia.

Ky i fundit e njeh shumë mirë Premierligën dhe nuk ka nevojë për ambientim në ishull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat