De Ligt: Nuk jam penduar që erdha tek Juve

Futboll

De Ligt: Nuk jam penduar që erdha tek Juve

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:29
Matthijs de Ligt

Mbrojtësi i Juventus, Matthijs de Ligt, ka folur për transferimin e tij tek gjigantët e Serie A, ku tha se nuk është penduar për vendimin e tij.

Matthijs de Ligt u transferua në Torino për 80 milionë euro, ai me paraqitjet e tij ka arritur të bëhet lojtar kyç për Juven.

De Ligt po ashtu la përshtypje për angazhimin e ti edhe në mësimin e gjuhës italiane, ku më pak se një vjet ai ka arritur të bëhet fluent, ndërsa siç thonë analistët e futbollit në Itali, Cristiano Ronaldo nuk mund të shqiptojë dy fjalë dhe ka gati tre vite që qëndron në Itali.

‘Nuk jam penduar për ardhjen time këtu, gjithmonë kam menduar se është vendi i duhur për mua’, tha ai për ‘The Athletic’.

‘Ka qenë një provë e madhe të vij këtu në një kampionat dhe vend tjetër, por mua më pëlqejnë sfidat e mëdha’, tha 21 vjeçari.

‘Mësoj nga futbollistë si Chiellini dhe Bonucci por edhe në Kombëtare luaj me Van dijk, por unë nuk dua të jem si dikush tjetër, nuk dua të jem kopje e dikujt tjetër, përpiqem të jem vetvetja ime’, përfundoi Matthijs de Ligt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat