Raiola i vështirëson punën për Donnarumman

Futboll

Raiola i vështirëson punën për Donnarumman

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 22:11
Raiola i vështirëson punën për Donnarumman

Milani është ekipi i vetëm në Europë që nuk ka asnjë humbje, të pakten në 5 ligat më të rëndësishme të kontinentit të vjetër. “Djalli” po punon që të rinovojë kontratën me liderin dhe kapitenin Gianluigi Donnarumma.

Portieri ende nuk ka hedhur firmën në kontratë dhe duket se negociatat do të jenë të vështira.

“Gardiani i portës” do të mbetet në “San Siro”, por pas vetes ka dhe një agjent si Mino Raiola.

Bisedimet me Raiolan mbeten gjithmonë të komplikuara dhe të vështira. Ai ka dhe Zlatan Ibrahimoviqin, Romagniolin dhe vëllain e Donnarummas që duhet të sistemohen. Shtatlarti ka oferta shumë të mira ekonomike dhe nuk përjashtohet mundësia se mund të tundohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat