Vllaznia del me komunikatë për tifozët

Futboll

Vllaznia del me komunikatë për tifozët

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:07
Vllaznia del me komunikatë për tifozët

Vllaznia luan ditën e nesërme me Skënderbeun, në stadiumin “Loro Boriçi” dhe në faqen zyrtare ka dalë me një komunikim të rëndësishëm për tifozët.

Nëpërmjet një njoftimi të bërë së fundmi, klubi shkodran shkruan se janë të detyruar që t’i binden rregullave të përcaktuara nga autoritetet shtetërore dhe FSHF për të mos lejuar prezencën e asnjë tifozi në tribunat e stadiumit në mënyrë që klubi dhe ekipi mos të penalizohen nga shkelja e këtyre rregullave.

Në këtë situatë, Vllaznia kërkon mirëkuptimin e të gjithë tifozëve për ndeshjen e nesërme, pasi në të kundërt rrezikojnë penalizime.

Postimi i Vllaznisë:

Klubi i Futbollit Vllaznia kërkon mirëkuptimin e të gjithë tifozerisë së zjarrtë kuqeblu, dashamirësve dhe të gjithë mbështetësve tanë që në takimin e datës 27 Dhjetor, ora 13.45 i cili do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” kërkohet zbatimi rigoroz i masave dhe protokolleve për mbrojtjen ndaj COVID 19.

Prandaj përtej dëshirës tonë për të patur mbështetjen e tifozëve jemi të detyruar që ti bindemi rregullave të përcaktuara nga autoritetet shtetërore dhe FSHF për të mos lejuar prezencën e asnjë tifozëve në tribunat e stadiumit në mënyrë që klubi dhe ekipi mos të penalizohen nga shkelja e këtyre rregullave.

Duke Ju falënderuar për mirëkuptimin shpresojmë që kjo pandemi shumë shpejt të marrë fund dhe të rikthehemi të gjithë bashkë në mbështetje të ekipit, Forza Vllaznia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat