Scholes e krahason me Hazardin, Pulisic e merr si kompliment

Futboll

Scholes e krahason me Hazardin, Pulisic e merr si kompliment

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:19
Christian Pulisic

Christian Pulisic është ndihet i lavdëruar nga krahasimet me Eden Hazard të bëra nga legjenda Paul Scholes, por anësori sulmues i Chelseat ka thënë se loja e tij nuk është modeluar nga asnjë lojtar.

Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara po punon në kthimin e tij në gjendje të plotë fizike pas një kohe zhgënjyese me dëmtime, por ai bëri përshtypje te Paul Scholes gjatë humbjes së Chelseat ndaj Wolves më parë gjatë muajit.

“Ai është një lojtar i mirë, apo jo? Ben Chilwell gjithashtu ka qenë një kërcënim dhe Mason Mount. Por ky djalosh, Pulisic, duket gjëja më e afërt me Eden Hazard”.

“Ai ka një ritëm të vogël, qendra e tij e gravitetit është e ulët, ai mund të endë duke dribluar lojtarë dhe është kreativ”, ka thënë Scholes për Amazon Prime.

Hazard ngriti karrierën e tij në lartësi të mëdha gjatë kohës së tij në Chelsea dhe Pulisic është i vetëdijshëm për arritjet e sulmuesit të Real Madrid në Stamford Bridge.

“Është një kompliment i madh. Siç kam thënë më parë, Hazard ishte një lojtar i madh për këtë klub dhe unë kurrë nuk do të përpiqem ta krahasoj veten me të, por që vjen nga një njeri si Paul Scholes është një kompliment i madh”, ka thënë fillimisht Pulisic për faqen zyrtare të Chelsea.

“Nuk ka asnjë lojtar mbi të cilin modeloj lojën time. Më pëlqen të marr shumë gjëra nga lojtarë të ndryshëm. Kam mësuar shumë nga loja e Hazard, duke e shikuar atë dhe duke parë pikat kryesore të tij, dhe ka shumë lojtarë të tillë. Po përpiqem të mësoj çdo ditë”.

“Kam luajtur në të dy krahët shumë. Mund të jem shumë efektiv në krahun e majtë, por ka edhe shumë gjëra të mira që mund të bëj në të djathtë”.

“Jam duke mësuar të luaj të dy krahët dhe jam rehat me të dy dhe kudo në pjesën e sulmit. Kur marr topin më pëlqen të mendoj se mund të jem akoma i rrezikshëm”, përfundoi ylli amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat