Çmimi i është trefishuar nga shtatori, Interi tenton talentin e madh danez

Futboll

Çmimi i është trefishuar nga shtatori, Interi tenton talentin e madh danez

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 21:34
Inter

Mikkel Damsgaard është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit danez. Sampdoria pagoi 6.5 milion euro në shtator te Nordsjaelland dhe transferoi 20-vjeçarin në Serie A.

Sulmuesi i majtë (luan edhe në qendër të mesfushës e sulmit) është përshtatur mirë me ekipin e ri dhe deri tani numëron 2 gola dhe 2 asiste në kampionatin italian. Çmimi i tij është trefishuar dhe sot vlen rreth 20 milion euro.

Në 22 nëntor erdhi edhe debutimi me kombëtaren nordike, takim që Danimarka e fitoi 2-0 kundër Suedisë. Klubet e mëdha kanë filluar ta monitorojnë rrugëtimin e tij, sidomos Interi.

Calciomercato raporton se zikaltrit po përgatisin ofertën e parë për klubin dorian. Conte i pëlqen shumë karakteristikat e Damsgaard dhe drejtuesit do të nisin shumë shpejt bisedimet.

Sampdoria nuk ka aspak ndërmend të heqë dorë nga lojtari viking, por do të dorëzohej përballë një oferte tunduese që pritet të vijë nga Milano zikaltër.

Damsgaard është një nga tre mesfushorët e lindur pas vitit 2000 që kanë marrë pjesë minimalisht në 4 gola në 5 kampionatet kryesore të Europës. Dy të tjerët janë Florian Wirtz (Bayer Leverkusen) dhe Giovanni Reyna (Dortmund). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat