Gjigantët italianë pas Rudiger

Futboll

Gjigantët italianë pas Rudiger

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 09:44
Antonio Rudiger

Juventus dhe AC Milan thuhet të jenë skuadrat më të interesuara për shërbimet e mbrojtësit të Chelsea, Antonio Rudiger.

Antonio Rudiger dhe Chelsea duket se do ndajnë rrugët, kjo pasi që gjermani ka regjistruar vetëm një paraqitje këtë sezon në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Sipas “Bild”, Juventus dhe AC Milan thuhet se janë skuadrat favorite për nënshkrimin e 28 vjeçarit, në artikull thuhet se “The Blues” janë të gatshëm të shesin gjermanin për 15 milionë euro.

Andrea Pirlo dhe Stefano Pioli janë të interesuar për shërbimet e tij, por nuk mungojnë as gjigantët evropian si Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund që mund të hedhin hapa konkret për blerjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat