Juventus synon transferimin e Lazzarit për krahun e djathtë të mbrojtjes

Futboll

Juventus synon transferimin e Lazzarit për krahun e djathtë të mbrojtjes

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 10:09
Manuel Lazzari

Juventusi është duke kërkuar transferimin e një mbrojtësi të djathtë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kampioni në fuqi i Italisë ka problem në atë krah të mbrojtjes, derisa disa emra janë në listën e tyre.

Por transferimi më i mundshëm duket ai i mbrojtësit të djathtë italian, Manuel Lazzari.

Mbrojtësi i djathtë ka shkëlqyer me fanellën e Lazios në dy vitet e fundit dhe ka zgjuar interesimin e Zonjës së Vjetër.

Kryeqytetasit e kishin transferuar atë në verën e vitit 2019 nga Spal për një shumë rreth 14 milionë euro, por që tani vlera e tij është dyfishuar.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojën e mbrojtësit të krahut dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.

Gjithnjë sipas mediave italiane, transferimi i tij te Zonja e Vjetër mund të ndodh për një shumë rreth 30 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat