Solskjaer mesazh Cavanit, thotë se ai duhet të ketë durim!

Futboll

Solskjaer mesazh Cavanit, thotë se ai duhet të ketë durim!

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 11:03
Edinson Cavani

Edinson Cavani nuk është shndërruar ende në titullar për Manchester Unitedin.

Ai vazhdon të jetë më shumë në stol, sesa në fushë nga minuta e parë.

Megjithatë, Ole Gunnar Solskjaer ka një plan dhe i ka kërkuar uruguaianit që të ketë durim në mënyrë që të fitojë një vend në 11-she dhe të vazhdojë të punojë.

Cavani erdhi nga stoli dhe asistoi për golin e Bruno Fernandes në barazimin 2-2 me Leicesterin.

Tri ditë më herët, ai luajti për 90 minuta në fitoren 2-0 kundër Evertonit në Carabao Cup, ndeshje në të cilën shënoi golin e parë për “Djajtë e Kuq” në minutën e 88-të, për t’ia siguruar një vend Unitedit në gjysmëfinale.

“Ai ka qenë i dëmtuar për pak kohë dhe ka luajtur një ndeshje të plotë, fizikisht u mundua kundër Everton në mesjavë”, tha Solskjaer.

“Ne vendosëm ta kishim atë në stol dhe ai bëri një ndikim menjëherë, me një pasim të shkëlqyeshëm për gol”.

“Duhet të jetë kështu për një kohë derisa ai të mësohet me futbollin anglez dhe kërkesat e këtij sezoni, por ai bëri një ndikim të madh këtu dhe ai ka bërë një ndikim të madh në skuadër”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat