Pochettino trajneri i PSG? Kjo është kërkesa e madhe e tij

Futboll

Pochettino trajneri i PSG? Kjo është kërkesa e madhe e tij

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 11:48
Mauricio Pochettino

Ndërsa po pritet që PSG të zyrtarizojë si trajner Mauricio Pochettinon pas shkarkimit të gjermanit Thomas Tuchel, në Francë knë nisur të japin detaje të planeve të trajnerit argjentinas për projektin e tij në ekipin francez.

Sipas gazetës “Le Parisien”, një nga kërkesat e Pochettinos drejtuar kryesisë së PSG-së ka qenë nënshkrimi me Leo Messin, i cili e mbyll kontratën e tij me Barçën në 30 qershor.

Nga 1 janari, “Pleshti” ka të drejtë të nisë bisedimet me çdo klub, pasi FIFA i njeh të lirë futbollistët që kanë më pak se gjashtë muaj kontratë në fuqi.

I vetëdijshëm për dëshirën e madhe të Neymarit për të luajtur përsëri me Messin, ideja e Pochettinos, i cili si lojtar e ka veshur fanellën e PSG-së midis viteve 2001 dhe 2003, është që të ribashkojë brazilianin me Leon, plus Mbappé në të njëjtën front.

Po kështu, e njëjta gazetë franceze shkruan se janarin e kaluar, pasi Barça u mposht nga Atlético në gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjollës, Leo Messi u propozoi drejtuesve të skuadrës emrin e Pochettino si alternativë për zëvendësimin e Valverdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat