Verheyen, nuk e ka harruar ende transferimin e shqiptarit

Futboll

Verheyen, nuk e ka harruar ende transferimin e shqiptarit

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 14:09
Verheyen, nuk e ka harruar ende transferimin e shqiptarit

Ish-trajneri i Ostendes, Gert Verheyen, nuk e ka harruar ende transferimin e Sindrit Gurit dhe nuk e fsheh pendimin për marrjen e këtij futbollisti nga Kukësi. Teksa kohë më parë do të fliste hapur se Guri nuk ishte i njëjti futbollist që panë në Shqipëri krahasuar me paraqitjet që po zhvillonte te Ostende, këtë rast e sjellë në kujtesë edhe kur nuk flitet për sulmuesin në fjalë.

Club Brugge ka bërë një goditje të rëndësishme për merkaton e dimrit duke afruar Bas Dost, ish-sulmuesin e Frankfurtit që ka luajtur në Bundesligë dhe së fundmi me Sportingun e Lisbonës.

Ndërkohë komenti që vjen nga ana e Gert Verheyen është mes vlerësimeve për drejtuesit te Club Brugge, që kanë marrë një futbollist me CV të rëndësishme dhe nuk e kanë gjetur sulmuesin në Shqipëri.

“Unë besoj shumë tek Dost, me të ekipi do të sigurohet edhe për tre vite. Trendi është për të blerë lojtarë të rinjë dhe për t’i shitur. Por në këtë rast ishte nevoja për një sulmues që të shënojë. Megjithatë referenca më e mirë është e kaluara që ka Bas Dost. Ka luajtur në nivele të larta, jo në Shqipëri përshembull. Dost i ka provuar vlerat e tij edhe te Sporting.

Në moshën 31-vjeçare nuk mund të harrosh që të shënosh”, është shprehur Gert Verheyen për “Het Nieuwsblad”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat