Diego Costa drejt largimit nga Atletico Madridi

Futboll

Diego Costa drejt largimit nga Atletico Madridi

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 23:47
Diego Costa

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa ka vendosur të largohet nga klubi spanjoll.

Me ardhjen e Luis Suarezit, spanjolli ka humbur pozitën në 11-shën titullare.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Costa do largohet derisa është kontaktuar nga klubet kineze dhe braziliane.

Vendimi kryesor do t’i mbetet sulmuesit që ndoshta do preferoj të qëndrojë me “Los Rijoblancos” deri në fundin e edicionit dhe të largohet si agjent i lirë.

Atletico Madridi momentalisht është lider në La Liga dhe ka dy ndeshje me pak të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat