Juventus gjen marrëveshjen për transferimin e Reynolds

Futboll

Juventus gjen marrëveshjen për transferimin e Reynolds

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 12:14
Bryan Reynolds

Juventusi ka fituar garën për transferimin e mbrojtësit amerikan Bryan Reynolds.

Mbrojtësi amerikan ishte objektiv edhe i Romës, por Zonja e Vjetër është treguar më e shpejtë.

Kampioni në fuqi i Italisë ka arritur marrëveshjen me klubin amerikan Dallas për një shumë prej 7,7 milionë euro.

Klubi amerikan është pajtuar me ofertën e bardhezinjve dhe tanimë gjithçka është në rregull sa i përket dy klubeve.

Juventusi tani po synon që të gjejë marrëveshjen personale me lojtarin për transferimin e tij në Torino.

Në rast se kompletohet ky transferim, Reynolds do t’i bashkohet te Juventusi bashkëkombësit të tij Weston McKennie. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat