Ibrahimovic do të mungojë ndaj Beneventos dhe Juventusit

Futboll

Ibrahimovic do të mungojë ndaj Beneventos dhe Juventusit

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 19:00
Zlatan Ibrahimovic

Përditësimet mbi kohën e rikuperimit të Zlatan Ibrahimovic po vijnë, raporton Sportmediaset.

Suedezi i cili u dëmtua në ndeshjen Napoli-Milan është akoma jashtë fushave, pasi u dëmtua sërish pak para duelit me Sassuolon.

Ibra sigurisht nuk do të jetë gati kundër Benevento dhe ka gjithashtu pak shanse për ta parë atë në fushë kundër Juventusit.

Numri 11 i Milanit u stërvit individualisht gjatë festës së Krishtlindjes – por Milani nuk dëshiron ta rrezikojë atë, andaj gjasat që ai të mungojë deri në mesin e muajit gusht janë të mëdha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat